(EMRI) U arratis natën e Vitit të Ri nga burgu në Itali/ Merr fund aventura e 28-vjeçarit shqiptar

Arrestohet 28-vjeçari shqiptar, Kristjan Mëhilli, i cili arriti të largohej nga Burgu i Vercellit në Itali, natën e ndërrimit të viteve.


Mediat italiane bëjnë me dije se Policia e Shtetit dhe ajo e Burgjeve të Torinos, në përfundimit të një hetimit të përbashkët edhe me Prokurorinë, çuan në pranga të riun shqiptar, si dhe bashkëpunëtorët që e ndihmuan atë që të arratiset nga qelitë natën e Vitit të Ri 2022.

Ndaj bashkëpunëtorëve u kryen tri masa paraprake me burg, ndërsa shqiptari, sipas mediave të vendit fqinj, u kap jashtë vendit, përkatësisht në Holandë

Si u arratis i riu shqiptar?

I riu shqiptar kishte zbritur nga qelia nëpërmjet një çarçafi, duke u larguar pa gjurmë. Pas arratisë nga burgu, ai ka pasur bashkëpunëtorë që e prisnin për t’u larguar më tej. Arratisjen e kishte planifikuar në tavolinë, pa lënë pas dore asnjë detaj.

Një plan thuajse i pagabueshëm ai i Mehillit, siç shkruajnë mediat italiane, të cilat thonë se shqiptari, i arrestuar për krime të ndryshme, kishte arritur të thyente hekurat e qelisë së tij në katin e katërt të burgut, për të zbritur më pas me çarçafë.

Megjithatë, shoku i tij i dhomës, Augustin Pjetergjokaj, nuk ia doli në këtë ndërmarrje të guximshme, pasi përfundoi në asfalt me krah të thyer, për shkak se nuk u mbaj dot me çarçaf. Periudha e arratisë zgjati rreth dy muaj.

Shqiptari u kap jashtë Italisë pas një hetimi të gjerë, përfshirë edhe përgjimin e bashkëpunëtorëve. Në pranga ranë shtetasit, Augustin Pjetergjokaj, Emanuel Kreci, Xhulian Nika dhe Xhulian Bunaj. Tani hetuesit duan të kuptojnë se çfarë mbështetjeje kishin në territor, kush i priti, kush i lejoi të largoheshin nga Italia dhe me çfarë mjetesh.

Mëhilli dyshohet të jetë larguar me një “Mini Cooper” me targa të vjedhura, duke shkuar drejt Legnanos e prej andej mendohet se është larguar me një automjet tjetër.

Kush është i arratisuri?

Kristjan Mehilli, 29 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, ndodhej në burg për një sërë vjedhjeje vilash të kryera mes Piemontes dhe Lombardisë.

Ai ishte pjesë e së ashtuquajturës “banda me sytë e akullit”, e cila në nëntor 2018 në Cella Monte, në zonën e Alessandrias, hyri në vilën e Riccardo Coppo, një sipërmarrës i njohur i verërave nga Monferrato, duke vjedhur para dhe sende me vlerë prej rreth 40 mijë eurosh.

“Nëse nuk më çon te kasaforta, do të të qëlloj”, ishte kërcënimi që iu bë biznesmenit, të cilit iu drejtua arma në kokë gjatë grabitjes.

Banditët e arrestuar nga karabinierët në maj të vitit 2019, kanë vepruar me teknikë ushtarake. Kristjan Mëhilli do të vuante dënimin në Burgun e Vercellit deri në vitin 2029.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme