Ka ndërruar jetë në spital 40-vjeçari Halil Koka, i cili u plagos me thikë pas një sherri me një person tjetër në Durrës.
Viktima raportohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja ndodhi pas një sherri mes 40-vjeçarit dhe shtetasit Ilir Koçilja në lagjen Nr.3.
35-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë në trupi Halil Kokën, i cili nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve.
Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar të krimit.