EMRI/ U godit për vdekje pas sherrit me thika, ky është 18-vjeçari që humbi jetën në Shkozë

Aurelio Dervishi, mësohet se është 18-vjeçari i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme (21 mars) në zonën e Shkozës në Tiranë, pas një sherri me thika mes të rinjsh.


Policia bën me dije se të rinjtë kanë qenë me makina të ndryshme dhe dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një konflikti të çastit.

Sipas informacioneve të para, i riu mësohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme