EMRI/ U plagos me armë zjarr në një berberhane në Lezhë, ja kush është 30-vjeçari! U qëllua me breshëri

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Rrilës, në Lezhë.


Si pasojë e të shtënave, është plagosur Sokol Daci, rreth 30 vjeç. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.

Ngjarja ka ndodhur brenda një berberhane, ku dyshohet se është qëlluar me breshëri plumbash. Autori ende nuk është identifikuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme