EMRI/ U vetëplagos me armë, si shpëtoi 4 vite më parë ish-efektivi i RENEA-s pasi u rrëzua në një greminë në Theth

Detaje të reja janë zbardhur nga vetëplagosja e ish-efektivit të RENEA-s, Bledar Beluli. Ngjarja ndodhi në Tiranë, ndërsa ish-polici u vetëplagos në këmbë.


Ndërkohë, Beluli nuk është një emër i panjohur, ndërsa në vitin 2019 u përfshi në një tjetër ngjarje. 37-vjecçari u rrëzua në një greminë në Theth, ku u nxor pas shumë orësh përpjekjesh nga ekipet e kërkimit dhe policia, raporton News24.

Gjatë aksidentit, Bledar Beluli pësoi thyerje në disa pjesë të trupit, krah, shpatull, në zonën e legenit dhe shumë fraktura të tjera.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi i mbrëmshëm nuk e ka kapur në zona delikate. Sakaq, mësohet se armën ish-efektivi e ka pasur me leje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme