EMRI/ Vdekja e minatorit në Bulqizë nga shembja e një masivi gurësh, nën hetim 2 përgjegjësit e teknikës dhe brigadieri

Tre persona janë vënë nën hetim pas vdekjes së  53-vjeçarit Zini Murati në minierën e kromit në Bulqizë.


Mësohet se Prokuroria ka nisur procedimi penal për shtetasit me iniciale H.D., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik; A.A., 69 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik, të dy banues në Tiranë, dhe M.S., 53 vjeç, me detyrë. brigadier, banues në Bulqizë.

Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galeri është shembur një masiv gurësh, i cili ka goditur 53-vjeçarin.

Njoftimi i policisë

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një galeri kromi, në Bulqizë, ku gjatë procesit të punës, humbi jetën shtetasi Z.M., 53 vjeç, minator në këtë galeri, ju bëjmë me dije se:

Komisariati i Policisë Bulqizë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit H.D., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik; A.A., 69 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik, të dy banues në Tiranë, dhe M.S., 53 vjeç, me detyrë. brigadier, banues në Bulqizë.

Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galeri është shembur një masiv gurësh, i cili ka goditur shtetasin Z.M.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme