EMRI/ Vrasja e 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë, vjehrri është i dyshuari kryesor: S’kemi shkuar mirë, por…!

Mediat belge shkruajnë se Stephane V., 55 vjeç është vënë në pranga herët në mëngjes pas vrasjes. Ai mohon të ketë qëlluar mbi babanë e nipit të tij, por hetuesit mendojnë ndryshe.

 

“Mes nesh nuk kemi shkuar mirë, por nuk e kam vrarë unë”, ka deklaruar ai.

I dyshuari është sjellë para gjykatës hetuese pasditen e djeshme dhe është arrestuar nga policia lokale.

“Tani duam një analizë të gjurmëve të barutit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha avokati i tij Bram Elyn.

28-vjeçari Ilir S. i cili u vra me të paktën gjashtë plumba. Siç raportojnë mediat belge, viktima ishte duke qëndruar pranë motoçikletës së tij kur u qëllua disa herë me armë.

Ndonëse atij iu dha ndihma mjekësore, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Shqiptari la pas gruan dhe një fëmijë. Në vendin e ngjarjes u gjetën shumë gëzhoja arme./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme