Ndalohet në Tiranë personi që dyshohet se i dha makinen autorit të vrasjes së 58-vjeçarit para krimit në Vlorë.
Policia ka ndaluar Erlis Mehmetin me origjinë nga Tropoja. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se i ka dhënë nje makinë autorit që ka vrarë Renato Hoxhajn në Vlorë.
Policia e Vlorës ka identifikuar makinën me të cilën lëvizi vrasësi, ndërsa mjetit i ishin ndërruar edhe targat që dyshohen të vjedhura.
Ndërkohë një prej vrasësve dyshohet se është larguar ilegalisht në Greqi.
Erlis Mehmetajt i është sekuestruar dhe një telefon ku janë gjetur biseda dhe kanë ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autorit të dyshuar por pa mundur që ta arrestojnë.