EMRI/ Vrasja te gjykata, plagoset edhe ish-prokurori, avokati i policit që vrau Klodian Rashën

Një person është vrarë mesditën e sotme në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se ka mbetur i plagosur edhe Adriatik Cama, ish-prokuror.

Në tavolinë me viktimën ishte dhe ish-prokurori Adriatik Camaj, me profesion avokat. Ai është avokati i Nevaldo Hajdaraj, që vrau të riu Klodian Rasha.

Një ditë më parë prokuroria kërkoi 13.4 vite burg për policin Nevaldo Hajdaraj.

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur tek Gjykata e Tiranës.

Burime zyrtare thanë se viktimë ka mbetur Kudret Saliaj, ish-burri i vajzës së autorit të krimit.

Autori i identifikuar si Mexhit Picari, pas vrasjes eshte larguar me nje makine ‘Hyundai’.

Policia Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme