EMRI/ Vrasje në autostradën “Fier-Vlorë”, viktima një 30 vjeçar! I riu u qëllua për vdekje me armë zjarri teksa po lëviste me makinë

Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e një personi në autostradën “Fier-Vlorë”, ngjarje kjo e ndodhur pasditën e sotme.


Viktima është identifikuar me emrin Kristjan Marku, 30 vjeç, i cili është qëlluar për vdekje me armë zjarri, teksa po drejtonte makinën e tij tip “Volkswagen”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë.

Vijojnë punimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe identifikimin e autorëve.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

“Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme