Një 45-vjeçar shqiptari i identifikuar si Dritan Hakaj është vrarë me armë zjarri në Milano të Italisë.
Për ngjarjen policia ka vënë në pranga një pensionist italian 78-vjeçar, banues në Garbagnate Milanese, ndaj të cilit rëndon akuza vrasje me dashje.
Pas një debati të ashpër me shqiptarin, i moshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlkuar 4 herë në drejtim të 45-vjeçarit.
Viktima ka marrë një plumb të vetën në gjoks, që e ka lënë të vdekur në vend.
Krimi ndodhi në pallatin në Garbagnate, ku 78-vjeçari jetonte së bashku me gruan e tij, një shqiptare 51-vjeçare dhe djalin e saj.
Nga hetimet e para rezultoi se 45-vjeçari, banues në Milano, kishte një lidhje jashtëmartesore me gruan e pensionistit italian.