EMRI/ Zbulohet identiteti i policit të plagosur me armë zjarri, objektivi dyshohet se ishte komshiu i tij, që kishte thyer masën e sigurisë! Ngjarja, për pazare droge


Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen ku mbeti i plagosur efektivi i policisë, i identifikuar si Anxhelo Kumaraku 30 vjeç.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se efektivi ndodhej pranë banesës së tij, i shoqëruar nga një komshi, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.

Sipas dyshimeve paraprake, objektiv i atentatit ka qenë pikërisht komshiu i efektivit, ndërsa ngjarja dyshohet të lidhet me prishje të pazareve të drogës me persona të tjerë.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu arsyen pse efektivi i policisë ishte në shoqërinë e personit që ndodhej në arrest shtëpie dhe që, në momentin e ngjarjes, kishte thyer vendimin e gjykatës.

Ndërkohë, mësohet se i plagosuri Anxhelo Kumaraku nuk kishte njoftuar autoritetet për shkeljen e masës së sigurisë nga ana e komshiut të tij.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të atentatit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme