(Emri+Foto) Aksident me vdekje në Sarandë, makina del nga rruga, humb jetën 34-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Sarandë gjatë natës në hyrje të qytetit.


Raportohet se makina që drejtohet nga 34-vjeçari Arlind Qendro është përplasur me bordurën dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, i riu nga Saranda, i cili ndodhej i vetëm në automjet, ka humbur jetën. Ambulanca është njoftuar nga një qytetar që është bërë dëshmitar i aksidentit tragjik.

34-vjeçari është dërguar në spital, por pa mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje ku po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme