EMRI+VIDEO/ Sherri për tarracën e pallatit mes dy familjeve, parandalohet krimi i rëndë! Arrestohet 62-vjeçari, i shkoi fqinjit i armatosur te banesa dhe…

Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme (12 mars), pas sherrit mes dy familjeve fqinje me njëra-tjetrën, për shkak të sipërfaqes ndarëse të tarracës së pallatit ku jetonin.


Policia e Sarandës bëri me dije se ka arrestuar 62-vjeçarin Shefki Kaçupaj, dhe sekuestroi si provë materiale armën pistoletë me mulli me të cilën i shkoi në banesë fqinjit të tij dhe e kanosi.

arma pistolete

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, u arrestua shtetasi Sh. K., 62 vjeç.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi Sh. K. kishte kanosur fqinjët, me armë zjarri (pistoletë me mulli), si pasojë e mosmarrëveshjeve me ta, mbi shfrytëzimin e pjesës së përbashkët (tarracë) në pallatin ku banonin”, bëri me dije policia vendore.

sarande arrestim

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme