Ende asnjë gjumë nga autorët e vrasjes së Orhan Bajramit-Okit në Greqi

Gazetar: Adrian Kerimi

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga atentati i të shtunës në Halkidiki të Greqisë ku i vrarë mbeti Orhan Bajrami-Oki dhe u plagos rëndë Sead Slezoviq. Sipas mediave helene, viktima gjatë kohës kur është ekzekutuar ka qenë në shoqëri të tre personave, përkatësisht Sead Slezoviqin dhe dy persona të tjerë. Duke u thirrur në burimet e organeve hetuese në Greqi, mediat kanë raportuar se vrasja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në orën 3:30 minuta. Dy persona të maskuar kanë hapur zjarr në vilën ku kanë qëndruar Bajrami dhe Slezoviq.

Atentatorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia greke ka hedhur poshtë versionin se dorasit kanë lëvizur me motoçikletë. Sipas versionit zyrtar dhe kamerave të sigurisë, në zonën ku ka ndodhur vrasja para dhe pas kohës së krimit është vërejtur një makinë me targa të huaja. Kjo sipas policisë është pista kryesore mbi të cilën rrjedhin hetimet për identifikimin e dy atentatorëve.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 19 gëzhoja, por kjo nuk ka përbërë prova të mjaftueshme që policinë do të çonin drejtë identifikimit. Në pikat kufitare nuk është evidentuar makina me të cilën dyshohet të kenë lëvizur vrasësit, ndërsa policia ka zgjeruar perimetrin e hetimeve edhe mbi mundësinë e hyrje-daljes në rrugë ilegale të atentatorëve.

Institucionet vendase të cilët janë njoftuar përmes rrugëve diplomatike për vrasjen e dy shtetasve të Maqedonisë në Greqi kanë deklaruar se identifikimi përmes publikimeve në aplikacionin “Tik-Tok” është i vështirë. Së fundi janë shfaqur fotografi të Orhan Bajramit krah Jeton Krivanjevës të vrarë më 6 mars në Shisha bar në Shkup. Sipas policisë, marrja e informacioneve nga selia e Tik-Tok në Singapor duhet të shkojë përmes Prokurorisë Publike përmes rrugëve të ndihmës ndërkombëtare juridike. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme