Ende nuk dihet data e konstituimit të Kuvendit

Këshilltari politik i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, ka thënë se ende nuk është vendosur për seancën konstituive por nuk ka dhënë arsye për vonesën.

“Ende nuk është vendosur se kur do të mbahet seanca konstituive. Kurdo që të merret vendimi, do t’ju njoftojmë”, ka thënë Ardian Arifaj për KTV-në.

Mungesa e numrave të koalicionit PDK-AAK-Nisma për të krijuar Qeverinë thuhet se është duke vonuar thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit nga presidenti Thaçi.

Edhe pse deklarativisht thonë të kenë arritur marrëveshje individuale me disa deputetë nga partitë shqiptare, zyrtarë të PAN-it nuk kanë treguar nëse i kanë bërë së paku 61 vota për votuar qeverinë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tyre, kjo do të dëshmohet vetëm ditën e seancës. Deri më tani kanë munguar edhe veprimet e administratës së Kuvendit për përgatitjen e seancës plenare, e cila është përgjegjësi e legjislaturës së fundit.

Ramush HaradinajT, i nominuar për kryeministër nuk i ka mjaftuar më shumë se një javë kohë për të gjetur partnerë në bashkëqeverisje.

Pas refuzimit që i bëri Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Haradinaj është në kërkim të votave nga deputetët individualë të këtyre partive.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme