Gazetar: Angell Dimovski
Banka Popullore ka shkelur afatin për zgjedhjen e një zëvendësguvernatori ndërkohë që mandate i zëvendësguvernatorëve ka skaduar që nga viti i kaluar. Guvernatori I Bankës Popullore Trajko Sllavevski thotë se vendimet e këshillit janë legjitime
“Lexoni paragrafin e tretë të nenit 55 të Ligjit të Bankës Popullore, jua them këtë për herë të 10-të, nëse dikush nuk di t’a lexojë. Aty thuhet se deri në zgjedhjen e zëvendësguvernatorëve të rinj, ata ekzistues kanë të gjitha kompetencat”, deklaroi Trajko Sllavevski, Guvernator.
Sllavevski nuk I zbuloi emrat e kandidatëve për zëvendësguvernatorë. Ai tha se propozimet tashmë janë dërguar në Kuvend
Lideri i LSDM-së Venko Filipçe thotë se po ndodh partizim i institucioneve dhe kjo është arsyeja pse të rinjtë po largohen.
“Ajo i ngjan plotësisht mënyrës në të cilën VMRO-DPMNE përdor për të qeverisur shtetin, partizimin, kontrollin e njerëzve, ekskluzivisht veting partiak të njerëzve që duhet të vendosen, asgjë tjetër nuk është për tu habitur. Asgjë nuk mund të pritet nga një guvernator, një njeri i cili, duke bllokuar të gjitha vendimet në qytetin e Shkupit derisa ishte kryetar i këshillit, e fundosi qytetin në mbeturina”, tha Venko Filipçe, Kryetar I LSDM-së.
LSDM-ja një ditë më pare kërkoi hetim ndaj Sllavevskit me arsyetimin se siç thonë në mënyrë të paligjshme ka penguar zgjedhjen e zëvendësguvernatorit të Bankës Popullore. / Alsat.mk.



