Ende nuk janë numëruar votat me kusht

Ende nuk janë numëruar votat me kusht të qytetarëve që kanë votuar në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë.

Zyrtarë së Qendrës së Numërimit të Rezultateve gjatë mbledhjes së sotme të KQZ’së kanë bërë të ditur se votat me kusht do të numërohen pas skanimit të listave përfundimtare të votuesve të rregullt.

“QNR është në proces të skanimit të listave përfundimtare të votuese, do të fillojë regjistrimi i votuesve me gusht. Dhe pas një kontrolle do të fillojë edhe valimidimi dhe më pastaj edhe numërimi i tyre”, kanë thënë zyrtarë nga QNR.

Nga Qendra për numërimin e Rezultateve thonë se ky institucion po punon me tri ndërrime në mënyërë që të arrihen edhe rezultatet përfundimtare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme