Ende nuk ka zgjidhje për vendkalimin jolegal në Bit Pazar

Gazetar: Avni Tahiri

Edhe pse u paralajmërua tanimë një kohë të gjatë nga Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit se do të mbyllet vendkalimi jolegal në Bit-Pazar, qytetarët vazhdojnë të rrezikojnë jetën, duke kaluar rrugën.

Një njoftim zyrtar ende nuk ka se çfarë do të behet me mbikalimin, i cili është i mbyllur për këmbësorët dhe gjendet vetëm disa metra nga vendkalimi jolegal.

Qytetarët thonë se, nëse mbikalimi rihapet, duhet të mirëmbahet, ndërsa alternativ për zgjidhje, sipas tyre do të ishte vendosja e semaforëve në vend të urës.

”Duhet të vendosen vizë bardha, ndoshta edhe nuk ishim të kulturuar që kaluam ashtu por gënjehemi pasi është më afër. Cila do të ishte zgjidhja? Duhet të vendosen semaforë pasi çdokush dëshiron që sa më shpejtë të kaloje”, tha një qytetare.

Mirë është rruga këtu, shkurtë. Çfarë duhet të ndërmerret, të hiqet ura, apo të vendosen semaforë? Po, sigurisht, ura duhet të hiqet dhe të vendosen semaforë, kjo është zgjidhja më e mirë”, u shpreh qytetari.

 “Duhet të kalohet nga ura e jo të kalohet në rrugë”, tha qytetarja.

“Duhet të funksionoje ura pasi këtu është shumë kritik vendkalimi”, thotë një qytetare.

Nga Qyteti i Shkupit, u përgjigjën shkurt se punimet pritet të fillojnë shumë shpejt, por pa saktësuar çfarë. Ndërkohë Komuna e Çairit, thotë se vazhdon të behët analizë e brendshme teknike, ku po shqyrtohen alternativa të ndryshme, përfshirë edhe vlerësimin e kostos së mundshme për heqjen e urës ekzistuese dhe gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme dhe më funksionale për qytetarët.  Nga atje shtuan se për çdo veprim që do të realizohet në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe institucionet kompetente, ka prioritet është rritja e sigurisë dhe organizimi më efikas i hapësirës./Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme