Diplomatët e vendeve të BE’së dhe ai i SHBA’së, kanë bërë presion të madh te politikanët kosovarë, duke u thënë se po e ratifikuat Demarkacionin, do të ua heqim vizat. Por, ende pa u bërë 24 orë nga ratifikimi i kësaj marrëveshje me Malin e Zi, shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, thotë se tani e keni edhe një kusht që liberalizohen vizat.
Përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Kosovës, Nataliya Apostolova, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës është një hap i rëndësishëm përpara për vendin dhe qytetarët, por tani njejtë Kosova duhet të veprojë edhe me kushtin e fundit.
Edhe pse politika dhe qytetarët gjatë ditës së djeshme, pas ratifikimit të Demarkaconit, liberalizimin e vizave e llogaritën vetëm si çështje kohe, përfaqësuesja e BE’së, e cila dje bënte presion në Kuvend, sot nuk foli fare nëse tani liberalizimi i vizave do të ndodhë.
Ajo kaloi në hapin tjetër, tash kërkon punë në përmbushjen e kriterit të luftimit të krimit dhe korrupsionit.
“Shpresojmë që praktika të tilla të bashkëpunimit si ky me rastin e ratifikimit të kësaj marrëveshje të jenë tregues për të ardhmen. Tani vëmendja duhet përqëndruar në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Presim që puna të vazhdojë në përmbushjen e këtij kriteri të fundit për liberalizimin e vizave”, ka thënë përfaqësuesja e BE’së në Kosovë. /gazetametro.net