Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga tragjedia në Spitalin Modular në Tetovë, ekspertiza e gjermanëve ende nuk ka ardhur. Nga Prokuroria Publike për “Fokus” shprehen se po dëgjohen dëshmitarë që kanë informacione për tragjedinë.
“Tani pritet ekspertiza e ekspertëve gjermanë që u kërkua përmes ndihmës ndërkombëtare juridike dhe ende nuk ka ardhur. Në ndërkohë dëgjohen dëshmitarë dhe personat që kanë informacione për ngjarjes. Pas vërtetimin e plotë të fakteve dhe dëshmive, do të merret vendim”, thonë nga Prokuroria Publike.
Ata shtojnë se po ashtu analizohen edhe ekspertizat tjera që u përpunuan në Maqedoni, por për momentin nuk mund të ndajnë informacione.
Kujtojmë se deri tani ka pasur tre ekspertiza. E para është e MPB-së, e dyta e Fakultetit Teknologjik dhe e treta nga elektroinxhineri rreth instalimeve të spitalit.
Ndryshe, në aksidenti tragjik në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 persona të cilët ishin pacientë të infektuar me coronavirus si dhe anëtarë të tyre që kanë qenë për momentin në spital.