Takimi në zyrat e grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke vazhduar ende.
Në të po marrin pjesë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti, Liburn Aliu, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu, njofton Klan Kosova.
Takimi në fjalë po vazhdon përkundër dështimit të kryesisë së Kuvendit në mungesë kuorumi të caktojë seancë për shfuqizimin e Ligjit të Gjykatës Speciale.