Engel dënon veprimin e autoriteteve serbe ndaj Jahjagës

Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka dënuar  veprimin e autoriteteve serbe për ndalimin e ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila kishte planifikuar të shkonte në Serbi për të marrë pjesë në festivalin “Mirëdita.Dobar dan”.

Engel i shkroi shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini lidhur me këtë çështje, duke argumentuar se mosgatishmëria e Serbisë për t’u përballur me krimet e saj të mëparshme është arsye për të ngadalësuar procesin e anëtarësimit në BE.

Për këtë vend ballkanik, shmangia e diskutimit dhe pranimit të përgjegjësisë për krimet e luftës, paraqet një problem tejet serioz thotë Engel. Nëse ai nuk zgjidhet, mund të përballemi me një përsëritje të sjelljeve të së shkuarës. Sinqerisht, Beogradi thjesht nuk është i gatshëm të bashkohet me komunitetin e demokracive të BE-së nëse nuk e pranon plotësisht të kaluarën dhe nëse nuk merr përgjegjësinë për krimet e lufëes”, shkroi ligjvënësi amerikan, i cili përcjell njëkohësisht në letrën e tij respektin e thellë për punën e BE-së në nxitjen e dialogut, mirëkuptimin dhe normalizimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. “, ka thënë ai.

 

Jahjaga ishte e ftuar të merrte pjesë  në festivalin “Mirëdita, Dobar dan”,në Beograd, për të promovuar librin “Dua të dëgjohem: Libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme