Engel rrëfen gjëra të padëgjuara për Millosheviqin: Ende i kam fotot e njerëzve të vdekur në Kosovë

Ish-anëtari i Kongresit amerikan, përgjatë kohës sa Bill Clinton ishte president, Eliot Engel, ka rikujtuar kohën kur nuk u la të futet në Kosovë nga Millosheviçi më 1995-ën për të kryer funksione diplomatike.

I ftuar për intervistë nga Instituti për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Nju Jork, Engel ka thënë se kishte parashikuar se një ditë Kosova do të çlirohet dhe nuk do jetë më prezenca e “kasapit ballkanas”, Slobodan Millosheviç.

“Në vitin 95 gjatë zgjedhjeve u thashë përfaqësuesve të mi se Millosheviq nuk më lejoi të futem në Kosovë dhe u thashë atyre se do të vijë kohë kur nuk do ta lejoj të hyjë brenda”, deklaroi ai.

Tutje, ai tregoi edhe për kujtimet që mban nga lufta në Kosovë e 1999-ës.

“Ende mbaj fotografi të njerëzve të vdekur në Kosovë, në mënyrë që të përkujtoj se ne e parandaluam një gjenocid”, shtoi ai.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme