Enjtja e gjymtyrëve, kura që ju ndihmon

Për arsye të ndryshme thuajse të gjithë njerëzit kanë vuajtur të paktën një herë në jetë nga fryrja e gjymtyrëve. Termi mjekësor që përshkruan këtë gjendje është “edemë periferike” dhe është rezultat i mbajtjes së lëngjeve në indet e këmbëve.
Edema mund të jetë një simptomë e sëmundjeve kardiovaskulare, një bllokimi në sistemin limfatik, mpiksjes së gjaku në këmbë, ose ënjtje e membranës që rrethon zemrën. Megjithatë, edema mund të jetë gjithashtu një efekt anësor i terapisë hormonale, shtatzënisë apo qetësuesve të dhimbjes si ibuprofen dhe naproxen.
Nëse përjetoni ënjtje së bashku me simptoma si dhimbje gjoksit që zgjat më shumë se disa minuta, keni vështirësi në frymëmarrje, marramendje, ose shpërqëndrim, telefononi menjëherë urgjencën. Ju mund të jeni duke vuajtur nga një mpiksje gjaku në mushkëri ose një kompliakacion të zemrës.
Megjithatë, nëse besoni se fryrja e gjymtyrëve është shkaktuar nga diçka më pak serioze, ju mund të trajtoni këtë shqetësim me çaj majdanozi në kushte shtëpie.
Majdanozi është një diuretik, që do të thotë përmirëson funksionin e veshkave dhe ndihmon trupin të largojë ujin dhe kripërat e tepërta.
Për të bërë çajin e majdanozit ajo që duhet të bëni është të zieni disa gjethe majdazoni në një tenxhere te vogel me uje për 7-8 minuta dhe pasi uji të jetë ftohur ta konsumoni me pak mjaltë apo limon sipas dëshirës.
Shalqiu, rrushi, domatet dhe kastraveci ju ndihmon gjithashtu me këtë problem.
Për gratë shtatzëna që vuajnë nga edema, vitaminat C dhe B shtojcat e vitamina komplekse mund të përmirësojnë qarkullimin limfatik dhe të ulin respektivisht mbajtjen e ujit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme