Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Për Enver Pecin “Për” votuan gjashtë anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e katër abstenuan.
Pas këtij propozimi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, emri i Enver Pecit do të shkojë për emërim te Presidenti i vendit.
Mandati i kryetarit të Gjykatës Supreme është 7 vjeçar.
Po kush është kryetari i ri i Gjykatës Supreme?
Enver Peci është gjyqtar i Gjykatës Supreme. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1983. Prej vitit 1987 e deri në vitin 1992 punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Mitrovicë.
Nga viti 1993 deri në vitin 2000 punoi si avokat.