Epike: Ja si i përgjigjet Xhevdet Pozhari Isa Mustafës që pyet pse i ka humbur zgjedhjet!

!

Nga Xhevdet Pozhari

Z. Mustafa, ne jemi popull mosmirënjohës! Nuk ditëm ta çmojmë një monument të rrallë që ka qëndruar 50 vite në pushtet.

Ne nuk ju meritojmë juve që me angazhimin tuaj i shfrytëzuat fondet e 3%-shit për të mirën e popullit. Nuk arritëm ta kuptojmë përkushtimin tuaj as kur e bëtë Hashim Thaçin president, njeriun e vetëm që sa ishte gjallë Rugova nuk e donte në pushtet.

Z. Mustafa, ne nuk e lexuam drejtë as betonizimin që ia bëtë Prishtinës, e as rëndësinë e sheshit që e patët promovuar në dy fushata, i cili kundërmonte kur u përurua shkaku i qelbjes së gypave.

Ju duhej të fitonit me duar në xhepa!

Ne si popull injorant, nuk e kuptuam vizionin, punën dhe përkushtimin tuaj.

Në gjendjen tuaj të rënduar shëndetësore, ju nuk e kursyet veten për popull, e gojëligët thonin se këtë angazhim e bëni për pushtet dhe për të mbrojtur biznes-interesat e kllapës tuaj.

Ne nuk dimë të çmojmë vlera, z. Mustafa. Kishim një rini që ikte nga Kosova me i-Phone duke braktisur gjitha të mirat që ia ofrove ti me qeverinë tënde. Siç ke thënë edhe vetë “Zoti ju marroftë nëse nuk e votoni LDK-në …!”

Isa Mustafa, na fal që nuk ditëm ta çmojmë një kolos të përmasave tua!

Urime, liberalizimi!

Zoti e bekoftë Isa Mustafën,

Me dashuri,

Dulla

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme