Dridhje toke janë ndier në qytetet më të mëdha të Kosovës, ndërsa mësohet se tërmeti ka ndodhur në Malin e Zi.
Kështu ka thënë, Shemsi Mustafa, Drejtor i Institutit Seizmologjik të Kosovës për KTV.
Prishtina, Gjakova, Prizreni, Peja e shumë qytete tjera ishin vende ku u dëgjuan dridhjet.
Lexues të shumtë të Koha.net, në adresën tonë kanë dërguar informacione që kanë dëgjuar tërmetin, ndërsa ende nuk dihet çfarë shkalle.
© KOHA