Epo edhe kështu nuk kishim parë!!! Xheloz nga ndihmat e qytetarëve… kjo që bën Veliaj nuk pritej në këtë ditë….

Që në një ditë tërmetesh nuk bëhet politikë, këtë duket se e kanë kuptuar dhe politikanët shqiptarë, me përjashtim të kryeministrit Edi Rama që përmendi sot në mëngjes ‘gam-gam-gam-in’, dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili kërkon të marrë merita duke përdorur foto arkivi.

Në fotot e mëposhtme shihet qartë se Veliaj ka përdorur një foto arkivi, për të thënë se është në mbështetje të banorëve të prekur nga tërmeti në Durrës dhe në Thumanë, foto të cilën e ka përdorur dhe në tërmetin e 21 Shtatorit dhe të gjatë një tjetër situate emergjente në fillim të verës.

Nuk dihet se pse Veliaj zgjedh pikërisht të njëjtën foto për të simbolizuar mbledhjen e ndihmave, por me siguri që do të jetë ndjerë i shqetësuar nga organizimi tërësisht qytetar në mbledhjen e ndihmave për të prekurit e tërmetit.

Gjatë gjithë ditës së djeshme pati një aktivizim të jashtëzakonshëm pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe te sheshi Nënë Tereza, ku u mblodhën mjaft ndihma për banorët, pa harruar dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të marrë nga Kosova./standard

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme