Eksportet e Türkiye-s arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave me 254,2 miliardë dollarë në vitin 2022, njoftoi sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan, duke shpalosur të dhënat paraprake, raporton Anadolu Agency (AA).
Pavarësisht sfidave globale, shifrat e eksporteve u rritën me 12,9 për qind nga një vit më parë, tha Erdoğan në një konferencë shtypi në Istanbul.
“Qëllimi ynë është të sigurojmë që Türkiye të zërë vendin e saj në mesin e dhjetë vendeve me eksportet më të mëdha në botë”, tha ai.
Presidenti turk nënvizoi se eksportet e vendit në lira turke arritën në afro 350 miliardë lira turke (19 miliardë dollarë) vitin e kaluar.
“Numri i vendeve dhe rajoneve në të cilat ne eksportojmë me monedhën tonë kombëtare ka arritur në 197”, shtoi Erdoğan.