Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, serish sot i ka bërë thirrje BE-së që të vendosë nëse dëshiron të vazhdojë bisedimet me Turqinë për anëtarësim në Union, ose t’iu japë fund negociatave.
Ai me rastin e debatit të fundit të kancelares gjermane Angela Merkel dhe kundërshtarit të saj në zgjedhjet e ardhshme Martin Schultz rreth vendimeve për Turqinë, ka thënë se nuk do të lejojë që Turqia të bëhet “meze” për zgjedhjet në Gjermani dhe as në ndonjë shtet tjetër të Bashkimit Evropian.