Erdogan i përgjigjet Francës dhe deputetit holandez: ‘Ju nuk e dini më kë keni të bëni’

Postimi I Erdoganit me një bombë në kokë nga deputeti I parlamentit holandez dhe kreu i partisë anti-islamike, Geert Wilders  solli reagime të ashpra nga zyrtarët e lartë turq por edhe të vetë presidentit Erdogan.

Geert Wilders e përshkruan si terrorit Erdoganin dhe pak më vonë, theksoi se ” e vërteta është e pakëndshme ndonjëherë, por mbetet e vërtetë! ”

Reagimi i parë erdhi nga Mevlut Çavu?olulu , i cili i bëri thirrje Evropës “të ndalojë politikanët me mentalitet fashist” ,

Duke folur në një tubim të partisë në pushtet në Malatya, Erdogan tha, ndër të tjera: “Në këtë moment, udhëheqësi i Francës është vazhdimisht përballë meje, duke ndryshuar vazhdimisht qëndrimin e tij, po ashtu është edhe një nga parlamenti holandez që më kundërshton. Lërini që më në fund të dinë kufijtë e tyre. Fashizmi nuk është në axhendën tonë, por tuajat. “Ne nuk kemi fashizëm dhe nazizëm në historinë tonë, por drejtësi shoqërore”.

Ndërsa nuk harroi të përmendi edhe sanksionet për sistemin e raketave S-400 që siguroi nga Rusia por edhe për pajisjen me avionë luftarak F-35.

“Në SHBA ata thonë se po planifikojnë sanksione për ne. Lërini ta bëjnë, mos vononi. Ata nuk e dinë me kë kanë të bëjnë. “

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme