ERDOGAN MBAN PREMTIMIN, NDËRTON SPITALIN E FIERIT PËR 2 MUAJ

Pasditen e sotme hapi dyert “Spitali Rajonal Memorial Fier”. Hapjen e tij  është vlerësuar si një moment frymëzues që simbolizon diellin që po lind sërish në Shqipëri. Kryeministri i Shqiprisë ka falënderuar presidentin turk, Tayyip Erdogan dhe gjithë personat që u bënë bashkë për të ndërtuar spitalin në kaq pak muaj.

Ceremoninë e inagurimit e ka përshëndetur edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan.

“Me rastin e ceremonisë së hapjes së spitalit, jam shumë i lumtur që takohem me ju, veçanërisht në këtë muaj të begatë të Ramazanit. Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi nga dita në ditë vazhdojnë të forcohen” ka thënë Presidenti Erdogan duke shtuar se ” ne kemi qenë të gatshëm të japim ndihmën tonë për vëllezërit tanë shqiptarë gjatë ditëve të tërmetit, si dhe në periudhën e pandemisë”.

“Siç e dhamë fjalën Spitali Rajonal i Fierit i cili inagurohet sot do të ketë një staf prej 400 personash turq dhe shqiptarë për të ofruar një shërbim sa më cilësorë. Turqia me këto mundësi do vazhdojë tí shërbejë Shqipërisë në të gjitha rajonet. Ky spital është një shenjë e re për miqësinë midis dy vendeve tona, shpresoj që të sjell sa më shumë dobi për vëllezërit tonë shqiptarë. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë ata persona që humbën jetën gjatë pandemisë dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të infektuarve”, ka shtuar Presidenti Erdogan.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme