Kryetari i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në maj shkon në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Sarajevë do të mbajë një takim të madh parazgjedhor pasi që Gjermania dhe Austria kanë ndaluar mitingjet e tij në këto vende, njofton klix.ba.
Siç shkruan gazeta pro qeveritare në Turqi, Jenisafak, Erdogan në Sarajevë do të shkojë më 20 maj dhe aty planifikon të mbajë miting, siç thuhet, për 10 mijë shtetasi turq që jetojnë në Bosnjë Hercegovinë dhe që në kryeqytetin e B e H-së do të shkojnë edhe nga vende të tjera europiane.
Në Turqi më 24 qershor mbahen zgjedhjet e parakohshme presidenciale e parlamentare.
Gazeta turke shkruan se përgatitjet për takimin në Sarajevë kanë filluar.
Më herët ishte njoftuar se në Sarajevë do të krijohet një degë e partisë së Erdoganit, AK.