Erdogan nis ‘projektin e paqes’ me 250 mln dollarë investim në Bosnje Hercegovinë: Do të shkoj në Serbi ose do t’i telefonoj Vuçiçit

Një deklaratë e Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar një takim të afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, “Do të shkoj në Serbi ose do t’i telefonoj Vuçiçit”, ka deklaruar ai.

Gjatë një takimi me përfaqësues nga diaspora në Bosnje Hercegovinë Erdogan ka deklaruar se është kundër çdo risku që mund t’i kanoset përpjekjeve diplomatike të cilat cënojnë integritetin e saj.

“Ne nuk duam që Bosnje dhe Hercegovina të kthehet në një zonë influence apo të konflikteve të mëtejshme. Kemi intensifikuar përpjekjet diplomatike pas tensioneve që kërcënojnë integritetin. Si shteti që bisedon me të gjitha palët në Bosnje, kemi marrë iniciativën për zgjidhjen e problemit”, ka deklaruar Erdogan.

Sipas planit të Erdogan, të cilin ai e cilëson si ‘Plani i paqes’, Turqia do të investojë në projektin e ndërtimit të hekurudhës Sarajevë-Beograd më shumë se 250 milionë dollarë.

Pas deklaratave mbështetëse të Presidentit turk, Presidenti boshnjak, Milord Dodik ka deklaruar një takim me Erdogan ditën e martë.

Nga çfarë kërcënohet integriteti i Boshnje Hercegovinës:

Problemi primar i Bosnje Hercegovinës është shpërbërja, duk qenë me karakter multietnik. Shpërbërja e Bosnjes do të kishte një ndikim në krizat ende të pazgjidhura në Ballkanin perëndimor siç është dhe ai i Serbisë me Kosovën. Pavarësisht ekzistencës me kontribut të madh së një marrëveshjeje paqeje që nga viti 1990 e cila ndaloi shpërbërjen e Bosnjes, nuk ka një garanci nga të afërmit e saj etnik nëse komuniteti ndërkombëtar nuk merr masa për të ndaluar separatistët serbë. Duhet theksuar se një ndër ‘kushtet’ e Beogradit drejt BE është sigurimi i një situate të qëndrueshme në Bosnje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme