Erdogan: Pagën time për 7 muaj do t’ia fali popullit tim

Presidenti i Republikës së Turqisë sot në një komunikatë për media e hapi kampanjën ”Solidariteti Kombëtar”. Situata në Turqi po vështirësohet dita ditës për shkak të koronavirusit, i cili po ndikon edhe në rënien e ekonomisë.

Turqia duke marrë masa parandaluese për mospërhapjen e pandemisë sot e ka filluar kampanjën “Solidariteti Kombëtar”. Këtë e ka bërë të ditur presidenti Erdogan në një komunikatë për media.

”Në këto ditë të vështira duhet të solidarizohemi me njëri tjetrin, të mbrohemi dhe të qëndrojmë në shtëpi, unë sot para juve po e bëjë hapjen e kampanjës “Solidariteti Kombëtar” duke sfiduar të gjithë zyrtarë e tjerë. Unë këtë kampanjë po e fillojë duke falur rrogën time për 7 muaj atyre që kanë nevojë dhe janë në kushte të rënda ekonomike” tha Erdogan.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme