Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka vizituar jugun e Turqisë, për ta parë nga afër situatën me zjarret.
Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, tha se presidenti turk ka vizituar zonën e prekur nga zjarret në Antalia, më saktësisht distriktin Manavgat.
Bashkë me të në helikopter ishte edhe ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli. Autoritetet turke kanë gjetur trupat e dy personave të tjerë gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve në provincën jugore Antalya, me çka numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve pyjore është rritur në gjashtë.