Erdogan shpreh keqardhje për dhunën në Parlament

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shprehu sot keqardhje për aktet e dhunshme në Parlament gjatë debatit të projektit që forcon kompetencat e tij, dhe shpreson në dhënien fund në mënyrë sa më të shpejtë të debatit që teksti të kalojë në referendum.
“Një situatë e tillë ku deputetët konfrontohen fizikisht me njëri-tjetrin nuk është e pranueshme për asnjë anëtar të Parlamentit”, deklaroi presidenti turk, duke iu referuar akteve të dhunshme të shënuara në sallën e Kuvendit mbrëmjen e së mërkurës së kaluar.

“Nuk është se ne i kërkojmë, por këto akte janë regjistruar fatkeqësisht. Kam bindjen se puna do të përfundojë këtë javë”, shtoi ai, transmeton atsh.

Erdogan shtoi se nëse Parlamenti do të shfaqë mungesë kompetencash në seancat e radhës, nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve të parakohshme. Pritet të shqyrtohet një vendim i tillë”, siguroi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme