Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, ka pritur sot në kompleksin presidencial në Ankara, liderin e AK Partisë, liderin e Partisë Republikane Popullore (CHP) dhe liderin e Partisë Lëvizja Nacionaliste Popullore (MHP).
Lideri i AK Partisë Binali Yıldırım, lideri i CHP-së Kemal Kılıçdaroğlu dhe lideri i MHP-së Devlet Bahçeli kanë qëndruar në takimin me Presidentin Erdoğan për rreth 2 orë e 40 minuta, raporton Anadolu Agency (AA).
Nuk është bërë e ditur për temat e diskutuara në këtë takim. Takimi i Erdoganit me liderët e partive politike ndodh dhjetë ditë pas tentimit për puç nga një pjesë e ushtrisë turke.