Erdogan tregon se çfarë diskutoi me Putinin

Pas takimit që pati me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kreu i shtetit turk Rexhep Taip Erdogan, ka theksuar se në bisedën që pati me homologun u arrit marrëvshje për ndërtimin e një gazsjellësi të përbashkët, ku të financojnë të dyja shtetet.

“Palës ruse i kemi thënë se nuk ka problem me projektin e gazsjellësit. E vetmja gjë që kemi propozuar është që përgjysmë t’i ndajmë shpenzimet e ndërtimit të gazsjellësit që kalon nëpër territorin tonë. Palës ruse i kemi thënë se nuk ka problem me projektin e gazsjellësit. E vetmja gjë që kemi propozuar është që përgjysmë t’i ndajmë shpenzimet e ndërtimit të gazsjellësit që kalon nëpër territorin tonë”, ka deklaruar Erdogan.

“Sa i përket pjesës tjetër, është arritur marrëveshja për financimin 50:50”, ka shtuar Erdogan.

Vendimi për ripërtëritjen e projektit “Rrjedha Turke” është marrë para dy ditësh gjatë takimit të Erdoganit me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Shën Petersburg.

Marrëveshja për ndërtimin e gazsjellësit ishte arritur në dhjetor të vitit 2014.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme