Erdogan: Turqia ka synim strategjik anëtarësimin e plotë në BE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se synimi strategjik i Turqisë vazhdon të jetë anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian (BE) dhe se nuk do të lejojnë që qarqe të caktuara të pengojnë që Turqia të jetë vend i respektuar, i barabartë dhe anëtar i plotë në Union

“Anëtarësimi i plotë në BE vazhdon të jetë synimi ynë strategjik. Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që qarqet të cilave ua dimë qëllimin, përpjekjet dhe brendësinë të pengojnë që Turqia të ketë vend të merituar në BE si anëtar i respektuar, i barabartë i plotë në BE”, tha Erdoğan në një konferencë për media në Aeroportin Ataturk në Stamboll para udhëtimit për në Bullgari për të marrë pjesë në Samitin e BE-së.

Në fjalën e tij, Erdogan theksoi shpresën që Samiti në Varna të Bullgarisë të shërbejë për zgjidhjen e problemeve në rajon dhe më gjerë.

“Në samit do të bisedojmë për marrëveshjet e arritura më parë dhe zbatimin e tyre. Liderëve të BE-së do t’ua përsërisim pritjet tona për sa i përket sigurisë dhe çështjeve rajonale si dhe pritjet për intensifikimin e procesit për anëtarësimin të anëtarësimit dhe mënjanimin e barrierave politike dhe artificiale në këtë rrugë”, tha Erdogan.

“Në përputhje me qëndrimin, forcën dhe rolin tonë aktiv në rajon dhe në botë, ne do t’i vazhdojmë bisedimet me BE-në”, shtoi presidenti turk, duke theksuar se deklaratat kundërproduktive nga disa qarqe të BE-së që janë në kundërshtim me parimet evropiane dhe nuk i përshtaten aleancës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme