Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm në Izmir me magnitudë 6.9 ballë.
Në një postim në rrjetet sociale, Erdogan thotë se i qëndron pranë të gjithë qytetarëve.
“Me të gjitha mjetet e shtetit tonë, ne u qëndrojmë pranë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Ne morëm masa për të filluar punën e nevojshme në rajon me të gjitha institucionet dhe ministrat tanë përkatës”, u shpreh Erdogan.
Pamjet e publikuara në mediat turke tregojnë që pasaojat e tërmetit janë katastrofike. Edhe pse nuk është raportuar për viktima, shumë persona janë nën rrënoja.
Ndërkohë Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, tha se “deri më tani në rrethet Bornova dhe Bayraklı të qytetit Izmir janë rrënuar 6 ndërtesa.
“Përveç çarjeve të vogla në ndërtesa në qytetet Uşak, Denizli, Manisa, Balıkesir, Aydın dhe Muğla, nuk është raportuar për viktima”, njoftoi ai nga rrjeti social Twitter.