Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan duket i vendosur për të vazhduar me strategjinë e tij në Ballkan, pavarësisht shqetësimit në rritje të Brukselit në lidhje me këtë çështje. Lideri turk tregon edhe kushtet që ka për Perëndimin që të “tërhiqet” nga Ballkani.
Erdogan u ndal edhe te kërkimet për naftë dhe gaz në Mesdhe duke shprehur vendosmëri për vijimin e aksionit.
Anija Oruç Reis u kthye në Antalia për shkaqe teknike, por kërkimet do t’i vijojë anija Javuz Sulltan deri në 12 tetor.