Kështu ka njoftuar drejtoria për komunikime në Presidencën turke, e cila ka bërë të ditur se dy liderët kanë zhvilluar një bisedë telefonike rreth përshkallëzimit të konfrontimeve për Jerusalemin e kontestuar.
Në deklaratën e drejtorisë është bërë e ditur se Erdogani ka shprehur gjithashtu nevojën për të ushtruar presion mbi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me qëllim të intervenimit të shpejtë me anë të një mesazhi të qartë dhe të prerë ndaj Izraelit.
Është theksuar, po ashtu, se Erdogani i ka sugjeruar Putinit shqyrtimin e një force ndërkombëtare për mbrojtjen e palestinezëve.
Ndërkohë, me qindra persona në Stamboll kanë sfiduar orën policore për frenimin e koronavirusit në vend për të demonstruar kundër sulmeve të Izraelit.
Ndërkaq, një kontingjent masiv i veturave ka kaluar para Konsullatës izraelite, duke valuar flamujt turq dhe palestinezë.