Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan, ofendoi Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të shtunën duke vlerësuar se i duhet kontroll tek psikologu për trajtimin që po ju bën myslimanëve sipas Erdgogan.
“Çfarë mund të thuhet për një president shteti që trajton miliona anëtarë të komuniteteve të ndryshme fetare në këtë mënyrë: së pari, shko në kontroll për shëndet mendor,” tha Erdogan në një fjalim.
Erdogan dhe Macron nuk kanë marrëdhënie të mira këtë vit, që nga kriza në Libi dhe mospajtimi në lindje të detit Mesdhe mes Turqisë, Greqisë dhe Qipros.
Një incident detar mes luftanijeve të Turqisë dhe një luftanije franceze në Mesdhe i kishte eskaluar mosmarrëveshjet mes aleatëve të NATO’s.
Presidenti francez Macron kishte njoftuar për reforma ligjore në ndarjen mes shtetit dhe religjionit që shihen nga Erdogan se kanë cak represionin ndaj komuniteteve myslimane. Macron i sheh si nevojë e ndalimit të përhapjes së fanatizmit islamik.