Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke ngritur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë pasi doli nga SPAK, Berisha tha se qëllimi i ndryshimeve lidhet me mbrojtjen e komunikimeve të kryeministrit.
Ai përmendi edhe emrat e Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Vlora Hysenit kur tha se kanë filluar të flasin pasi e kuptuan se Rama i ka shitur.
Pyetje: Zoti Berisha, cili është qëllimi sipas jush, ndër rreshta, të këtyre ndryshimeve ligjore?
Sali Berisha: Qëllimi është vetëm një, telefonat e Ramës, mesazhet e Edi Ramës, mesazhet e Linda Ramës, mesazhet e Olsi Ramës.
Se tani çfarë ka ndodhur?
Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni dhe i gjithë enturazhi po e kuptojnë që i ka shitur Edi Rama.
Po, po, i pabesi besë nuk ka.
Edhe ai nuk mund të jetë i pabesë vetëm me mua, po qe i pabesë ndaj meje, është i pabesë ndaj të gjithëve.
Pra pabesia nuk është selektive.
Pra, ky i ka shitur dhe ata kanë filluar të flasin.
Ata e kuptuan që i kishte dhënë të gjitha porositë, të gjitha garancitë, ky njeri i lëshoi në duart e policisë.
Dhe ky tani për të zhvlerësuar qindra mesazhe e dokumente të tyre që i ka ky, shkëmbimet me Roni Yeffet, me Ermal Beqirin, me Vlora Hysenin dhe të tjerët në grupin e strukturuar kriminal, për të çliruar veten nga këto… po nga Lubia, si i tha Lubia, 60 përqind të mesazheve janë tuat aty në dosje, nga 6 mijë mesazhe, 4 mijë janë tuat, nuk janë të miat.
Pra është e tëra për të shpëtuar Edi Ramën nga provat të cilat nuk mund t’i zhvlerësojë kurrë.
Prisni, në Këshillin e Evropës, me zyrtarët e lartë me të cilët unë bisedova, shtrova problemin se ky u përpoq t’i zhvlerësonte këto me Gjykatë Kushtetuese.
Në qoftë se u kujtohet, u dërguan regjistrimet e dosjes Metamorfoza dhe po të merrnin ato goditje, do merrnin të gjitha. U dhanë dhe miliona, miliona euro aty, u bë një turp i madh, se ç’u bë, nuk u mor vesh, por në fund dështoi në atë përpjekje.
Dhe tani do të bëjë ligjin t’i zhvlerësojë me ligj.
Kjo është e gjitha.
Por heshtja e tyre i inkriminon nga i pari tek i fundit.
The post “Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Vlora Hyseni po e kuptojnë që i ka shitur Rama”/ Berisha: Qëllimi i ndryshimeve në Kod janë telefonat e kryeministrit dhe… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



