Erion Braçe bëhet zëvendës i Ramës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Erion Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i Shqipërisë, duke zëvendësuar në këtë detyrë Senida Mesin.


”Është koha që të adresohemi në kulturën dhe shërbimin ndaj popullit dhe nejrëzve. Erioni si zëvendëskryeministër do të ketë gjithë autoritetin të ndjekë procesin e transformimit të shërbimeve në shërbime për njerëzit, në shërbime dinjitoze për të dhënë gjithë kontributin e tij unikal në pastrimin e administratës nga hajdutët, parazitët dhe gjithfarëlloj fundërinash që cënojnë qytetarin pa pikën e turpit duke tundur çdo lloj flamuri, duke nisur nga flamuri i Partisë Socialiste.

Do të udhëheqë zbatimin e programeve të veçanta, siç udhëhoqi adresimin e tetë kërkesave të studentëve dhe të Paktit për Unviersitetin”, tha Rama.

Ndërkohë Rama, largoi të gjithë ministrat që kanë 5 vite në kabinet, duke i zëvendësuar me të tjerë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme