Ermali, një emigrant nga Fieri, jo vetëm mori pjesë për të tretën herë radhazi, por doli andej edhe me çmim. Njësoj si këtë radhë edhe vjet kënga e tij ‘E ndaluar të vdesësh’ (Vietato Morire) është vlerësuar maksimalisht nga juria dhe publiku.
Ermali ka shkruar këngë për yje të famshëm si Marko Mengoni, Emma Marrone, Chiara, Annalisa, Patty Pravo etj. Natyrisht ashtu sikurse per çdo emigrant edhe per të fillimet nuk ishin të lehta.
“Fillova duke kënduar në disa grupe në qytetin e Barit në Puglia. Me një në veçanti, grupin “La Fame di Camilla”, publikuam tri albume nëpërmjet etiketës diskografike “Universal”. Njëkohësisht kompozoja këngë dhe shkruaja tekste për këngëtarë me famë në Itali. Tregu muzikor italian është i vogël dhe për këtë arsye edhe shumë i vështirë. Dua të them që nuk ta lë njeri vendin e vet. Ndryshe nga ata që kanë lindur dhe janë rritur në Itali, ti ke lindur në Shqipëri, madje në Fier. Unë kam lindur në Fier dhe kam pasur një fëmijëri si pjesa më e madhe e fëmijëve shqiptarë në ato vite. Në Tiranë kam qenë pak herë kur isha i vogël dhe jo për arsye të lidhura me muzikën”, është shprehur ai./Dritare.net



