Ermira Asani-Salija ka thënë për mediat se ajo nuk do të japë dorëheqje ndërkaq është arsyetuar se në momentin kur KSHZ ka marrë një vendim të tillë, ajo ka qenë në pushim. “Nuk do të japë dorëheqje pasi gjatë kohës kur është marrë vendimi për bonuset, unë kam qenë në pushim dhe një javë s’kam qenë në punë. Unë nuk kam votuar për ato bonuse, për atë, nëse tani jap dorëheqje – i vjen sikur ta pranoj fajin të cilin të tjerët e kanë bërë”, ka thënë Asani-Salija.
Ajo ka shtuar se nuk ndjen përgjegjësi morale për të marrë përsipër, siç ka thënë, turpin e korrupsionit eventual në KSHZ.