Ermira Mehmeti: Jo LSDM – së

“Lidhur me raportimet në disa media, sipas të cilave “Ermira Mehmeti pritet që të kalojë në LSDM”, dëshiroj të bëj këtë sqarim:

Që nga 1 janari i vitit 2017, unë kam ndërprerë të gjitha angazhimet e mia politike. Nuk jam pjesë e asnjë subjekti politik. Unë jam një qytetare e lirë dhe ushtroj një funksion publik jopolitik. Dëshiroj të sqaroj poashtu se asnjë medium nuk më ka kontaktuar dhe as nuk ka kërkuar qëndrimin tim lidhur me këto shkrime të cilat janë publikuar dje dhe sot. Për sa kohë kjo është kështu, të gjitha shkrimet që përflasin transfertat eventuale politike të mijat, apo edhe angazhimet e mundshme politike tani apo në të ardhmen, i cilësoj thjesht si spekulime dhe asgjë më shumë”, kështu ka shkruar në rrjetin e saj social Ermira Mehmeti.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme